I shkon fatura 1400 euro për 7 minuta roaming, biznesmeni: Ja si na vjedh Vodafone!
Sipermarresi Gjergj Luca ka denoncuar publikisht faturen e pazakonte qe i ka mberritur per sherbimin telefonik nga kompania Vodafone Albania.
Ai shkruan ne nje reels ne faqen e tij zyrtare:
Ja si na vjedh Vodafone! Miq sapo mbërrita në aeroportin e Moskatit në Oman ndeza telefonin dhe duke shkuar për te kontrolli i pasaportës në gati 7 minuta kohë më vjen mesazhi e më njofton se interneti që po përdor me roaming më ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë lekë, e përsëris edhe një herë: fatura ime e Vodafone për 7 minuta roaming më kushtoi 1400 euro...
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Unë dhe kompania ime Rozafa kemi 140 numra telefoni te Vodafone, çdo muaj i paguajmë miliona lekë kësaj korporate hajdute e ndërsa Vodafone Albania vjedh, autoritetet publike heshtin unë premtoj se do i shkoj deri në fund në çdo gjykatë këtij korrupsioni masiv.
Erion Braçe dhe ju zyrtarët e Autoritetit Kombëtar të Konkurencës po më ndiqni?
#rozafa #gjergjluca #stopVjedhjeveNgaVodafone #vodafoneAlbania
Ne postimin e tij, biznesmeni ironizon edhe reklamat qe kjo kompani ka vendosur ne aeroporte per sherbimin roaming, duke bere thirrje qe shteti te ushtroje me shume kontroll per te garantuar transparence, cilesi dhe mbrojtjen e te drejtave te konsumatoreve./lajmifundit.al