Prapaskena e bujshme: Rrëfimi i Maignan tek Igli Tare që po dridh themelet e Milanit!

Sport

Prapaskena e bujshme: Rrëfimi i Maignan tek Igli Tare që po dridh

Revolucioni i radhës, si në nivel klubi ashtu edhe teknik, po bën që yjet e skuadrës të reflektojnë për të ardhmen e tyre te Milani.

Ndër më të lëkundurit është padyshim Mike Maignan, i cili ishte shumë i lidhur me menaxhimin e vjetër të dyshes Tare-Allegri. Këtë e konfirmon edhe prapaskena e zbuluar nga Corriere della Sera: në ditët e fundit të kampionatit, portieri francez i ishte rrëfyer pikërisht ish-drejtorit sportiv se kishte rinovuar kontratën (zyrtarizimi i zgjatjes erdhi më 31 janarin e kaluar) vetëm sepse e konsideronte atë, pra Taren, dhe Max Allegrin si garantët e projektit.

Tani që kështjella ka rënë, çdo skenar është i mundur. Përfshirë edhe atë të një largimi vetëm pak muaj pas rinovimit deri në vitin 2031, i cili u shoqërua me një rritje page që prek kuotën e 7 milionë eurove (përfshirë bonuset). Ngjarjet në kampin kuqezi gjatë javëve të fundit e kanë bezdisur Maignan-in, por natyrisht është ende herët për të folur për një shitje të sigurt: shumë do të varet nga drejtuesit e rinj dhe mbi të gjitha nga trajneri i ri që Cardinale dhe stafi i tij do të zgjedhin në ditët në vijim (ndërkohë që tifozët vazhdojnë të protestojnë).

Pakënaqësia e Maignan, megjithatë, ka bërë që disa klube të nisin kontaktet e para me përfaqësuesit e ishit të Lille-ës: ai që ka trokitur sërish në derë është Chelsea, klub që e ndoqi gjatë “numrin një” verën e kaluar.

I njëjti diskutim vlen edhe për Juventusin, që ka nuhatur mundësinë dhe ka testuar terrenin. Fundja, bardhezinjtë janë në kërkim të një portieri të besueshëm pas dështimit të Di Gregorios. E sigurta është që kushdo që do të kërkojë të blejë Maignan do t’i duhet të bëjë llogaritë me Milanin, i cili, me pozitat e forta që i jep kontrata deri në vitin 2031, do të mund të luajë me këtë faktor pa bërë asnjë skonto.

ME TE LEXUARAT