"Vrasja e policit Enea Mekolli, jepet vendimi për autorin Violand Braçellari; masa iu komunikua në Spitalin e Traumës

Aktualitet

"Vrasja e policit Enea Mekolli, jepet vendimi për autorin Violand

Violand Braçellari, autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është lënë në burg.

Vendimi autorit të dyshuar iu komunikua nga Spitali i Traumës, ku po qëndron i shtruar për shkak të plagëve të marra gjatë operacionit policor.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se gjyqtari Gentajan Sallahu mori vendimin për të akuzuarin për vrasje.

“1.Vleftesimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” ngelur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, parashikuar prej neneve 79/b, 79b-22, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim V.B, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës Tiranë, sot më datë 07.06.2026″, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT