Komenti viral i Eugenie Bouchard: Alkaraz, mbuloje atë… thithkë

Ish-tenistja e njohur Eugenie Bouchard, finaliste e Uimbëlldonit në vitin 2014 dhe aktualisht komentatore e rrjetit ESPN, komentoi në rrjetet sociale problemet me bluzën e Carlos Alcaraz gjatë ndeshjes së tij në US Open, të cilën tenisti spanjoll e fitoi ndaj Roman Safiullin me rezultatin 6-4, 6-4, 6-4, në stadiumin Arthur Ashe.
“Të dua, Carlos, por duhet ta mbulojmë atë thithkë”, shkroi me humor Eugenie Bouchard në “X”, pasi Alcarazit iu hap bluza dhe i zbuloi pjesërisht pjesën e sipërme të trupit.
Alcaraz po luante me një fanellë të koleksionit “Cactus Jack”, të krijuar nga reperi Travis Scott në bashkëpunim me “Nike”.
Madje, vetë Travis Scott ndodhej në tribuna për të ndjekur nga afër ndeshjen e tenistit spanjoll. Komenti i Bouchard u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet më të komentuar jashtë fushës gjatë ndeshjes së Alcarazit në US Open


