Flamuri shqiptar kokë poshtë dhe "Kosova është Serbi", pankartat e turpshme të tifozëve cekë
Ndersa po zhvillohej ndeshja Ceki-Shqiperi, tifozeria vendase kreu nje akt te turpshem ne pjesen pas portes ceke.
Flamri shqiptar u kthye me koke poshte duke i vendosur nje kryq ne mes dhe me pas, harta e Kosoves me flamurin serb, dhe me mbishkrimin Kosova eshte Serbi.
Nje nga futbollistet tane,Daku tha pas ndeshjes se i ka pare pankartat ne fjale, madje ka komunikuar me gjyqtarin por ato nuk jane hequr.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Une kisha detyrim ti tregoja gjyqtarit, i thashe qe keta flamuj jane provokues, ai tha se i kishte thene gjyqtarit te katert dhe zyrtareve tjere por asgje nuk ndodhi", tha Daku.
Deklarata:
“E kemi parë dhe unë për shembull kam komunikuar me gjyqtarin. Këtu nuk i hoqën.
Unë jam edhe më i riu këtu dhe nuk mund t’i marr vendimet për të ndalur ndeshjen.
E drejta ime ishte vetëm t’i tregoja gjyqtarit. I tregova se këto flamuj janë provokues ndaj lojtarëve. Por nuk u hoqën. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi shtet i vogël…”