Ukraina mund Gjeorgjinë dhe rihap grupin e Shqipërisë, Gjermania fiton në Bosnje, ndalet Holanda

Sport

Ukraina mund Gjeorgjinë dhe rihap grupin e Shqipërisë, Gjermania

Liga e Kombeve ka luajtur ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme, me 16 skuadra përfaqësuese që zbritën në fushën e lojës.

Gjermania arriti të fitonte përballë Bosnje & Hercegovinës në Zenica me rezultatin 1-2 falë dy golave të Deniz Undav, teksa për boshnjakët realizoi vetëm Dzeko.

Holandezët barazuan vetëm në fund përballë Hungarisë me rezultatin 1-1, ku minutat e fundit “Tulipanët” u detyruan të luanin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Van Dijk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Ligën B, Ukraina arriti të mposhte Gjeorgjinë 1-0 falë një goli të Mudryk, duke rihapur grupin ku bënë pjesë dhe Shqipëria.

Turqisë i mjaftoi një gol përballë Malit të Zi, ndërsa Islanda barazoi përballë Uellsit 2-2.

Një barazim i tillë erdhi dhe nga sfida Sllovaki-Suedi në Ligën C, teksa Estonia mundi 3-1 Azerbajxhanin.

REZULTATET:

LIGA A – GRUPI 3

BOSNJE & HERCEGOVINË 1-2 GJERMANI

Dzeko 71’ / Undav 30’, 36’

GOLI I PARË I UNDAV (VIDEO)

GOLI I DYTË I UNDAV (VIDEO)

GOLI I DZEKOS (VIDEO)

HUNGARI 1-1 HOLANDË

Sallai 32’ / Dumfries 83’

LIGA B – GRUPI 1

UKRAINË 1-0 GJEORGJI

Mudryk 35’

GOLI I MUDRYK (VIDEO)

LIGA B – GRUPI 4

TURQI 1-0 MALI I ZI

ISLANDË 2-2 UELLS

LIGA C – GRUPI 1

ESTONI 3-1 AZERBAJXHAN

SLLOVAKI 2-2 SUEDI

ME TE LEXUARAT