"Te goli i dytë na u prenë këmbët...", Elseid Hysaj: Cekia luajti sikur ne ishim Spanja

Sport

"Te goli i dytë na u prenë këmbët...", Elseid

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj bëri një përmbledhje të shkurtër të disfatës së radhës së Shqipërisë përballë Çekisë, ndeshje të cilën e humbi 2-0.

Sipas Hysajt, ceket e kishin përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje, gjë që tregon se Shqipëria e ka rritur nivelin e futbollit.

“E dinim që kishim një ekip të fortë përballë. Ishin më të motivuar se ne, treguan presion. Ata janë të fortë me topat në ajër.

Kështu u bënë dhe golat në këtë ndeshje. Ne gabuam dhe pas golit të dytë na u prenë këmbët.

Ndeshje e rëndësishme ajo me Gjeorgjinë, çdo gjë është e hapur. Çekia ishte përgatitur sikur ne ishim Spanja.

Hysaj theksoi se Cekia fitoi shume topa te dyte dhe zhvilloi loje fizike me topa te gjate te cilat i dhane rezultat. 

ME TE LEXUARAT