“Dashuria e jetës sime”/ Përlot partnerja e futbollistit të kombëtares greke që u gjet i vdekur

Sport

“Dashuria e jetës sime”/ Përlot partnerja e futbollistit

 Partnerja e George Baldock, futbollistit të Panathinaikos dhe kombëtares greke, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në pishinën e shtëpisë së tij ka flur zemërthyer pas humbjes së bashkëshortit. Annabel Dinham ka postuar një shkrim në Instagram, ku shkruan për Baldock me të cilin patën një fëmijë një vjeç.

“George, dashuria e jetës sime, shpirti im binjak. Babai i përsosur i një djali të bukur. Me ty isha ekompletuar. Ti ishe bota ime dhe e di që isha e jotja. Ti je me mua tani që Brody është duke buzëqeshur. Bota ime nuk do të jetë kurrë e njëjtë, por unë do ta bëj për Brodyn, ju premtoj. Unë do të të dua përgjithmonë dhe gjithmonë G”, ka shkruar ajo, në postimin e saj.

Në të njëjtën kohë, familja e futbollistit të ndjerë në një deklaratë thekson se të mërkurën ishin në pritje të George Baldock për të festuar së bashku ditëlindjen e parë të djalit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet të kishit ardhur në shtëpi sot për të festuar së bashku ditëlindjen e parë të djalit tuaj, por në vend të kësaj ne vajtojmë humbjen tuaj”, thuhet në deklaratën e publikuar nga familja e George Baldock.

Në deklaratën e plotë thuhet:

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e papritur e George tonë të dashur. Mund të konfirmojmë se ekspertiza pas vdekjes ka konstatuar se ai është mbytur tragjikisht teksa po notonte në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada.

George ishe babai, i fejuari, djali, vëllai, daja, miku, shoku i skuadrës dhe njeriu më i veçantë. Entuziazmi dhe personaliteti yt sollën kaq shumë dashuri për ata që patën fatin të të njohin dhe për ata që të adhuruan nga tribuna.

Ne do t’i ruajmë përgjithmonë kujtimet e veçanta që kemi me ty dhe ti do të jetosh përmes djalit tënd të bukur. Duhet të kishe ardhur në shtëpi sot për të festuar ditëlindjen e tij të parë së bashku, por në vend të kësaj ne vajtojmë humbjen tuaj. Ne kërkojmë që ju të vazhdoni të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë pasi jemi të gjithë me zemër të thyer.

Mbytja shkaku i vdekjes

Sipas informacioneve, nga autopsia e kryer në trupin e 31-vjeçarit, ka rezultuar se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e “mbytjes në ujë”. Autopsia përfundoi mesditën e së enjtes në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës, ndërsa mostrat u morën edhe për analizat toksikologjike.

Trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin ndonjë vepër kriminale. Futbollisti thuhet se ka mbetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij për të paktën pesë orë para se të gjendej më në fund nga menaxheri i pronës.Gruaja e tij që ishte në Angli me djalin nuk po lidhej dot me George dhe iu desh t’i drejtohej pronarit të shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe të merrte vesh se çfarë po ndodhte.

Burri shkoi në pronë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij.

ME TE LEXUARAT