Rrëzohet helikopteri i televizionit në Los Anxhelos, tre të vd'ekur, si ndodhi ngjarja

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë dërguar në spital pasi një helikopter i një televizioni informativ u rrëzua në një zonë periferike të Los Anxhelosit, njoftuan autoritetet zjarrfikëse të qytetit.
NBC Los Angeles konfirmoi se helikopteri ishte “NewsChopper4”, i cili ndodhej në zonë të martën për të raportuar mbi një aksident fatal me autobus.
Helikopteri u rrëzua pak para orës 19:00 sipas kohës lokale mes dy ndërtesave tregtare në lagjen Chatsworth.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tha se ende nuk dihej se sa persona ndodheshin në bord dhe emrat e viktimave nuk ishin bërë publikë.
Zjarri i shkaktuar nga rrëzimi u përhap në katër automjete dhe dy kontenierë magazinimi, ndërsa më shumë se 70 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje.
Gjatë një transmetimi emocional në NBC4, gazetarja veterane Colleen Williams konfirmoi se helikopteri i rrëzuar ishte ai i stacionit lokal të lajmeve.


