Rrëfimi i 34-vjeçares nga Roskoveci: Daja i deputetes Zegjine Çaushi më rrëmbeu dhe pë*dhunoi, më premtoi ...

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e 34-vjeçares Merita Gremaj, aty ku plagosi me drapër të atin e saj.
Merita Gremaj, në një intervistë ekskluzive për ‘Shqipëria Live’, ka rrëfyer të gjithë tmerrin e përjetuar për 45 ditë me radhë nga 52-vjeçari Bledar Bakaj.
Gremaj po ashtu ka treguar se Bledar Bakaj është daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi.
Ajo ka treguar se Bakaj i kishte premtuar një vend pune, pasi sipas tij ai kishte të bënte me njerëz me pozita të larta.
34-vjeçarja tregoi mes lotëve se ai e kishte përdhunuar dhe dhunuar për shumë ditë, ndërsa e kërcënonte se do ta vriste nëse ajo do të tregonte për situatën.
“Ai thoshte që ka të bëjë me shefa të mëdhenj, por ishte gënjeshtër, roje tubash në ujësjellës punonte. Më kishte premtuar, ai është daja i Zegjinesë, por nuk e lidh puna fare, vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Unë i besoj, në praninë e babait jemi njohur, jemi takuar 2 herë në Fier në praninë e babait. Në shkurt të vitit të kaluar.
Jam shumë e stresuar. Isha e sëmurë me alergji. Një herë hiqej si doktor, ishte veshur ashtu, i planifikuar, pajtoi edhe një makinë, më mori, i thotë babit që më kishte marrë ambulanca, nuk ka vend për ty. Nuk vajti në Tiranë, por në Levan. Më futi në shkurre dhe më përdhunon, më tha deshe vetë. Nga aty më vonë, gjasme më çoi të më vizitonte në Vlorë.
Ai nuk më dha dorën, më përdhunoi. Më tha do të vras po tregove. Një ditë më çoi në varreza, më tha këtu e ke vendin tënd. I thashë para se të më vrasësh më bëj të takoj babin tim. Nga aty më çon te e motra, aty bllokohem tërësisht, isha te shtëpia e së motrës së tij, i thoshte që mua më ka mbesë”, u shpreh Merita Grema.
34-vjeçarja tregoi po ashtu se pasi shpëtoi nga pengmarrja prej 45 ditësh, kishte shkuar për ndihmë te i ati, por ky i fundit kishte refuzuar t’i hapte derën, i frikësuar nga reagimi i 52-vjeçarit.
“Një 34-vjeçare të lidhej me një 52-vjeçar, asnjë nuk e beson, unë nuk isha lidhur, për 45 ditë më mbante dhe më përdhunonte. Më thoshte: ‘Do të vras, do të ther, më mbante në shtëpi’. Nuk kishim as të hanim as të pinim. Ai nuk lëvizte, nuk ikte në punë, është gënjeshtër. Ditën e 45-të që iku unë kam shpëtuar duke ikur në ullinj, në kanale. Nga ai çfarë nuk pret, përgënjeshtronte.
Vetëm ka një kushëri të të atit që më mbante me bukë, në praninë e tij, nuk lëvizte asnjë sekondë. Djali i tij më shpëtoi, 14 vjeç. Unë nuk e di sa herë ishte martuar, nuk më kishte folur për jetën e tij, më interesonte vetëm puna. Djali ka qenë një herë i pranishëm se i thosha unë do iki dhe nuk tregonte i shkreti nga frika, në sy të çunit më puthte, gjoja shkonim, ato ishin për gënjeshtra, më kafshonte me dhëmbë, më këpuste mishin. Jam e dhunuar, e kërcënuar, jam e mbaruar si shtëpi, e vdekur.
S’kisha më çfarë të komunikoja me familjarët. Ai pinte kafe, nuk flinte gjumë as ditë as natë. Edhe kur të shikonte ta hante me sy. Kam vajtur në polici, jam ankuar. Kur u arratisa vajta te babi im. Djali më tha që do të ndihmoj unë, por kishte frikë se mos e vriste. Ikëm për në Suk, gënjyem shoferin që do iknim për vizitë. Vete te babi, i them më vrit ti, mos të më vrasë ai. Babi nuk më pranoi në shtëpi, më mbylli derën, kishte hall se i vriste ai. Tha merri masat vetë se unë nuk të ndihmoj dot. U ktheva prapë, nuk kisha rrugëzgjidhje. Kishte shkuar në shtëpi kur u kthyem, na kërcënoi”, tha ajo.


