Mbi 306 mln euro të fshira pa kusht! Tatimet: Nga gjoba administrative të bizneseve, deri tek dorëzime të vonuara

Administrata Tatimore vijon me përmbylljen e procesit të fshirjes së gjobave tatimore të bizneseve të cilët nuk kishin kusht pagesën e detyrimeve.
Në kuadër të ligjit për ‘fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve’, administrata tatimore thotë se janë fshirë 215 milionë euro dhe deri tani kanë përfituar 25,005 tatimpagues.
Administrata tatimore u rikujton gjithashtu tatimpaguesve se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.
“Vazhdon procesi i faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014.
215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara janë fshirë/shuar automatikisht për 25,005 tatimpagues që kanë përfituar nga procesi i faljes pa kusht, sipas përcaktimeve të ligjit.
Kujtojmë se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për: pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit”, thuhet në njoftim.


