Aksident në Unazën e Madhe/ Makina merr përpara motorin pranë Rrugës së Durrësit
Lajmifundit
/
22 Qershor 2026, 16:17
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë daljes për në Rrugën e Durrësit, ku një automjet është përplasur me një motor.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Nga pamjet e siguruara, shihet momenti pas përplasjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.


