I kërkuari i shpëton arrestimit, përplasi 4 automjete të parkuara në rrugë dhe arratiset në Durrës, reagon policia

Një drejtues automjeti është arratisur pasi ka përplasur pesë automjete në Durrës.
Burime policore bëjnë me dije se personi pasi ka përplasur 4-5 automjete te tregu i makinave në Shkozet, ka braktisur vendin e ngjarjes dhe është larguar.
Me të marrë njoftim në ndjekje të tij është vënë policia e cila ka arritur ta ndalojë në afërsi të lagjes 12, në Durrës.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14, Durrës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti që po lëvizte me shpejtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen.
Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


