“Po zbulojmë ato që kanë ekzistuar”/ Debati për UFO-t dhe alienët përplas dy ekspertët, Çiço-Xhafës: “Ku e sheh që…”

Soft

“Po zbulojmë ato që kanë ekzistuar”/ Debati për

Pentagoni ka deklasifikuar ndër vite një sërë videosh, raportesh dhe dokumentesh mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO.

Publikimi i këtyre dosjeve ka nxitur debat në mbarë botën, pasi materialet konfirmojnë ekzistencën e objekteve të pashpjeguara të vëzhguara nga pilotët ushtarakë amerikanë, por nuk ofrojnë prova se ato kanë origjinë jashtëtokësore. Autoritetet amerikane theksojnë se hetimet vijojnë për të përcaktuar natyrën dhe burimin e këtyre fenomeneve.

Qeniet aliene, UFO-t dhe dimensionet e padukshme ishin disa nga pikat të cilat ndezën debat mes studiuese e shkencave okulte, Pranvera Xhafës dhe profesorit të elektronikës Betim Çiços.

Gjatë diskutimit në ‘Top Story’, Xhafa ndau pikëpamjet e saj mbi teknologjinë jashtëtokësore, fushat elektromagnetike dhe ekzistencën e dimensioneve të tjera, ndërsa Çiço ndërhyri me një pyetje mbi fushën elektromagnetike.

Pjesë nga diskutimi: 

Xhafa: Teknologjia dhe qeniet aliene janë dy gjëra të ndryshme. Teknologjia ka hyrë këtu që në fillimet e hershme. Ne jemi në një moment revolucioni, ku po zbulojmë atë çfarë ka ekzistuar. Kjo teknologji, që të filmohet, duhet që ose kamera, ose materiali të ketë diçka fizike të kësaj bote. Një material jashtëtokësor nuk mund të filmohet jashtë këtij dimensioni ose brenda një dimensioni tjetër.

Duhet patjetër të bëhet i dukshëm që të mund të kapet. Është një mënyrë për ta bërë botën të kuptojë se ne jemi dhe kemi qenë të monitoruar gjatë gjithë kohës. Ky format i gjeometrisë së shenjtë shfaqet në shkollat tona si inxhinieri, gjeometri, që ne të thellohemi. Është meritë e jona në gjithçka që bëjmë. Nuk mund ta bëjmë këtë botë me një njeri që i di të gjitha.

Çiço: E shikoni ju fushën elektromagnetike?

Xhafa: Ajo është mes materies dhe asaj që nuk duket. Nuk është vetëm kjo fushë që mbizotëron në Tokë.

Çiço: Nuk e thashë.

Xhafa: Po e shikoj.

Çiço: Ku?

Xhafa: Fusha magnetike, që ju e quani gravitet, ka nuanca të eterit, por eteri i vitit 1500 është ndryshe nga ky që kemi sot. Jo të gjithë njerëzit mund ta shikojnë. Këtu kanë të bëjnë shumë gjëra, gjëra që të ndryshojnë frekuencat për të parë shumë gjëra që nuk i sheh.”

ME TE LEXUARAT