Momenti i pazakontë që u bë viral në 'Ferma VIP'/ Vanesa e pranon: Në emocion e putha vëllain në buzë

Soft

Momenti i pazakontë që u bë viral në 'Ferma VIP'/

Në spektaklin e së hënës të “Ferma VIP”, konkurrentet Vanesa, Malbora dhe Soni përjetuan një surprizë nga produksioni, pasi u takuan me vëllezërit e tyre, duke sjellë momente të forta emocionale.

Takimi u kthye në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, sidomos për Vanesën, e cila e përjetoi shumë emocionalisht përballjen me vëllain e saj.

Më pas, në një bisedë brenda fermës, ajo pranoi se nga emocioni nuk i kujtoheshin qartë disa nga momentet e takimit, duke rikthyer diskutimet në rrjet për skenën e transmetuar gjatë spektaklit.

ME TE LEXUARAT