Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, Macron në Athinë me axhendë të fortë strategjike

Bota

Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, Macron në Athinë me

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një vizitë dyditore në Athinë, ku po diskuton me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare.

Në fokus të bisedimeve janë zhvillimet në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe roli i BE-së në sigurinë globale.

Dy liderët pritet të nënshkruajnë rinovimin e marrëveshjes së mbrojtjes franko-greke për pesë vitet e ardhshme, e cila përfshin edhe angazhime të ndërsjella ushtarake.

Vizita po shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, rritjen e pranisë franceze në Mesdheun Lindor dhe avancimin e konceptit të autonomisë strategjike evropiane.

ME TE LEXUARAT