U bë meme në rrjet pas ndryshimit fizik, reagon Sara Mila: Mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni...

Showbiz

U bë meme në rrjet pas ndryshimit fizik, reagon Sara Mila: Mos lejoni

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar sërish pas komenteve të shumta që ka marrë lidhur me pamjen e saj fizike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se transformimi i saj nuk lidhet vetëm me ndryshimin në dukje, por edhe me një vendim personal për të përmirësuar shëndetin dhe forcën fizike.

Mile shprehet se komentet nuk mungojnë as kur shton në peshë, kur njerëzit e lidhin këtë me pushtetin, por as kur dobësohet, pasi sërish bëhen të njëjtat aludime. Ajo u bën thirrje vajzave dhe grave, pavarësisht nëse kanë apo jo kilogramë shtesë, të mos lejojnë askënd t’i bëjë të ndihen më pak të vlefshme për shkak të trupit apo zgjedhjeve të tyre personale. Sipas saj, trupi i secilit nuk duhet të kthehet në objekt gjykimi dhe askush nuk ka detyrim t’u japë shpjegime të tjerëve për ndryshimet e veta.

Reagimi i Sara Milës:

Në këto 24 orë nuk kam parë thjesht postime, pashë edhe njëherë sa lehtë mund të zhveshësh një grua nga dinjiteti i saj publik, duke e kthyer trupin e saj në një lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.

Po unë jam në ato foto, si isha edhe si jam, po kam qenë edhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur këto kohë. Kjo për mua nuk ka qenë thjesht një estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për mos ta lënë veten pas. Por sot diçka tjetër më dhemb më shumë që një pjesë e shoqërisë tonë është ende kaq e varfër në mendje sa mendon se sa pesha e një gruaje është armë politike.

Disa, sidomos disa burra injorantë gjasme edhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshtin duke të bërë objekt tallje, madje disa me këtë mendojnë se po bëjnë opozitë. Kam kuptuar që rezistenca ndaj inkluzionit trajtohet, unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerëzillëkut, kjo është pandemija jonë e vërtetë.

ME TE LEXUARAT