“Është personi më i dashur nga publiku…”, Ish-konkurenti i “Për’puthen” komenton lojën e Mateos: Nuk e shoh fitues

I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Marko Musaj, ish-konkurent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai u shpreh:
Njoh Mateon nga Elbasani, e njoh që 5 vjeç, kemi qenë edhe në të njejtin edicion të “Për’puthen”. Më pëlqen sjellja e tij në “BBV”. Ka treguar që është një djalë i mirë, bravo i qoftë për karakterin që ka treguar.
Për momentin, është personi më i dashur nga publiku, nuk e shoh si fitues, nuk po bën lojë, por vështirësitë po i përballon mirë.
Ndërkohë, ai tregoi edhe disa foto të vjetra të tij, duke na zbuluar edhe të vërtetën e ndryshimeve drastike që ka bërë në jetën e tij. /TAR


