E rëndë në Korçë! Gruaja gjen bashkëshortin të varur në shtëpi, dyshohet se...
Lajmifundit
/
26 Janar 2026, 14:48
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, kur 72-vjeçari është vetëvarur në banesën e tij në katin e 8-të të një pallati, përballë zonës së terminalit të autobusëve në qytet. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është gjetur i pajetë nga bashkëshortja, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar drejt shkaqeve që çuan 72-vjeçarin t’i japë fund jetës.


