Ishte duke punuar në arë me babain dhe hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari

Aktualitet

Ishte duke punuar në arë me babain dhe hyn në lum për

Një 15 vjeçar është mbytur teksa ka qenë duke u larë në lum.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur në fshatin fshatin Orizaj të Beratit.

“Në fshatin Orizaj, gjatë kohës që po lahej në lumë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 15-vjeçar, banues në Orizaj, Berat.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë,15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

ME TE LEXUARAT