Mësuesi flet në protestë: Të rinjtë shqiptarë janë shqiponja! Sorra janë ata që i fyejnë

Mësuesi Ferit Toma ka marrë fjalën përpara protestuesve të mbledhur te Kryeministria, duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve me një mesazh mbështetjeje dhe duke iu përgjigjur deklaratave që i etiketojnë ata si sorra.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi praninë e ish-nxënësve në protestë dhe i nxiti ata të vazhdojnë rrugën e tyre për vendin.
“Kam edukuar breza të tërë dhe më vjen mirë kur i shoh në protestë këti! Ky është shpërblimi më i madh i jetës sime.
Ju ftoj të qëndroni besnikë ndaj të vërtetës, drejtësisë dhe dashurisë për vendin tonë.
Shqipëria ka nevojë për të rinj që të mendojnë e ndërtojnë e flasin me përgjegjësi, ju mbani shpresën gjallë,” u shpreh mësuesi.
Në mbyllje të mesazhit të tij, ai kërkoi nga rinia të mbajë lart simbolet kombëtare dhe refuzoi etiketimet e bëra ndaj tyre.
“Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Mbajeni flamurin lart se jeni shqiponja, sorra janë ata që ju quajnë juve sorra!” përfundoi ai.


