Shokon daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci

Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona ndau me publikun një histori personale që, sipas saj, nuk e kishte bërë publike më parë. Rrëfimi i saj preku banorët dhe shikuesit, ndërsa ajo foli për një periudhë të vështirë të fëmijërisë dhe ndarjen nga familja. Elijona tregoi se problemet nisën kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar ndryshimet mes rregullave shkollore dhe ligjore në Gjermani, ku jetonte atë kohë, dhe Kosovës.
Ajo përmendi raste kur nëna e saj ishte vonuar ta merrte nga shkolla apo e kishte harruar për shkak të angazhimeve me motrën e saj, duke sqaruar se, ndonëse shkolla ishte afër shtëpisë, në Gjermani nuk lejohet që fëmijët e ciklit fillor të kthehen vetëm në shtëpi. Po ashtu, Elijona shtoi se edhe detyrat e papërfunduara u konsideruan nga mësuesja dhe shërbimet sociale si një problem serioz.
“Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.
Megjithatë, qarkullojnë zëra që thonë se daja i saj, reagoi duke e quajtur rrëfimin të pavërtetë. Sipas tij, ndarja nga familja nuk kishte lidhje me detyrat ose shkeljet në shkollë, por ishte rezultat i dhunës që babai ushtronte ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes.

Në rrjet po qarkullon një fotografi e një komenti, që thuhet të jetë daja i Elijonës. Aty shkruante: “Dhuna të cilën babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd dhe juve që çoi deri te divorci atë se përmend!? Shkaktari kryesor pse ti dhe vëllau jeni larguar nga familja je ti dhe babi yt. Krejt rrëfim i pavërtetë”.


