VIDEO/ Rrëshqiti në shpatin e kodrës, shpëtohet 68-vjeçari në Tepelenë
Lajmifundit
/
7 Shkurt 2026, 15:51
Aktualitet

Zjarrfikësit e Tepelenës kanë ndërhyrë këtë të shtunë për të evakuuar një banor që rrëshqiti aksidentalisht në shpatin e një kodre në fshatin Bënçë. Shtetasi A. Gapaj, 68 vjeç, banues në Tepelenë, mbeti i bllokuar pas rrëshqitjes, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave të emergjencës siguroi nxjerrjen e tij në siguri.
Gjendja shëndetësore e banorit paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet lokale dhe zjarrfikësit kanë apeluar për kujdes në lëvizjet në terrene të pjerrëta, sidomos pas reshjeve të fundit që rrisin rrezikun e rrëshqitjeve.


