“Po përdor emrin tim?” Selin shpërthen ndaj Rogertit pas videos…

Edhe pse Big Brother VIP Albania ka përfunduar, debatet dhe përplasjet mes ish-banorëve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale.
Së fundmi, një video që po qarkullon në internet ka rikthyer në fokus raportin mes Rogert dhe Selin. Në pamje, Rogerti shihet duke performuar në një klub nate në Tiranë një këngë që më herët ia kishte dedikuar Selinës gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, gjë që ka nxitur reagime dhe komente të shumta online.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, fituesja e edicionit, Selin, ka reaguar publikisht për këtë situatë. Ajo tha se e kishte parë videon dhe nuk kurseu ironinë ndaj ish-konkurrentit, duke lënë të kuptohet se është e fokusuar te karriera e saj dhe jo te këto zhvillime.
“Unë vazhdoj përpara me punën time, ndërsa dikush tjetër duket se ka zgjedhur të ecë duke përdorur emrin tim,” u shpreh ajo.


