“Përjetoni momentin”, Madonna “shpërthen” ndaj përdorimit të telefonave në koncerte: Nuk shoh më fytyrat e publikut

Showbiz

“Përjetoni momentin”, Madonna “shpërthen” ndaj

Ikona e muzikës pop, Madonna, ka kritikuar ashpër përdorimin e telefonave celularë gjatë koncerteve, duke u bërë thirrje fansave të lënë mënjanë ekranet dhe të përjetojnë muzikën në mënyrë më autentike.

Gjatë premierës së filmit të saj të ri, Confessions II, The Film, e mbajtur më 5 qershor në Beacon Theatre, artistja foli për ndikimin që teknologjia ka pasur në eksperiencën e koncerteve live.

“Kam ardhur në këtë botë për të vepruar, jo për të parë të tjerët të veprojnë”, u shpreh Madonna, duke theksuar se njerëzit janë gjithnjë e më të përqendruar në regjistrimin e çdo momenti, në vend që ta jetojnë atë.

Si shembull, ajo përmendi pjesëmarrjen e saj në festivalin Coachella, ku performoi së bashku me Sabrina Carpenter. Sipas saj, ishte tronditëse të shihte përballë jo fytyrat e publikut, por qindra ekrane telefonash të ngritur në ajër.

Këngëtarja e cilësoi vallëzimin si një përvojë të thellë njerëzore që lidh individët me njëri-tjetrin dhe me energjinë e momentit, duke shtuar se kjo ndjesi humbet kur vëmendja përqendrohet te regjistrimi i videos.

“Ulni telefonat dhe lidhuni me njëri-tjetrin”, ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që Madonna u përcolli fansave.

Ndërkohë, filmi i saj i ri “Confessions II – The Film” pritet të publikohet më 8 qershor në platformën YouTube, ndërsa albumi i ri, Confessions II, do të dalë në treg më 3 korrik.

 

ME TE LEXUARAT