Agravon konflikti mes 3 personash, të shtëna me armë në Pejë. Policia jep detaje

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Pejë. Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti mes 3 personash.
Gjatë konfliktit njëri prejt tyre ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar me shpejtësi me makinën e tij. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka gjetur një makinë të qëlluar disa herë nga të shtënat, ndërsa gëzhojat nuk janë gjetur.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje me dy viktima meshkuj kosovarë dhe me pas i njëjti kishte shtëne me armë dhe ishte larguar me veturën e tij. Në vend ngjarje është gjetur vetura e qëlluar disa herë nga të shtënat, ndërsa gëzhojat nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes nga se dyshohet se ishin tërhequr nga i dyshuari”, njofton policia.
Pas ngjarjes, policia ka shkuar në banesën e autori dhe ka gjetur një armë dhe 14 fishekë
“Njësiti i hetimeve ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka konfiskuar një armë të shkurtë me 14 fishekë dhe një gezhojë. Arma ishte pronë e prindit te tij te cilën e kishte me leje. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve, dhe me urdhër te Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet me tej në njoftim.


