Sulm me thikë në stacionin e trenit në New York, 6 të plagosur, momenti kur arrestohet autori (VIDEO)

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me thikë që ndodhi të dielën pasdite në stacionin e njohur Penn Station, një nga pikat më të ngarkuara të transportit në New York City.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale, kur në vendngjarje u thirrën menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës. Fillimisht u konstatuan pesë të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë dhe katër me plagë më të lehta, ndërsa më vonë u identifikua edhe një i gjashtë i lënduar, i cili u dërgua në spital.
Sei persone sono rimaste ferite in un accoltellamento alla Penn Station di New York, domenica sera.
— LaPresse (@LaPresse_news) June 8, 2026
Lo riferiscono le autorità. Un uomo sospetto è stato preso in custodia dopo l'attacco, avvenuto intorno alle 19 in uno degli snodi di trasporto più trafficati della città. Secondo… pic.twitter.com/6vhwVcMIC4
Policia njoftoi se një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur motivin dhe nëse sulmi ka qenë i planifikuar apo i rastësishëm.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e autorit të dyshuar dhe as gjendjen e plotë shëndetësore të të plagosurve.


