“Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, çfarë bisedoi me Arbanën

Opinionisti i “Ferma VIP 3”, Ermal Mamaqi foli për herë të parë për prapaskenat pas debatit të fortë mes Olsës dhe moderatores Arbana Osmani.
Mamaqi zbuloi se pas përfundimit të spektaklit ka takuar Arbanën në prapaskenë, duke e përgëzuar për mënyrën se si menaxhoi situatën e tensionuar në transmetim live.
Sipas tij, moderatorja tregoi qetësi dhe vetëpërmbajtje, ndërsa zgjodhi të mos reagojë me emocione, duke ia lënë publikut të gjykojë ngjarjen.
Ermali tregoi se momenti i parë i reagimit të tij do të kishte qenë shumë më i ashpër nëse do të ndodhej në vendin e Arbanës. Ai tha se në ato çaste do t’i kishte kërkuar konkurrentes të largohej menjëherë nga spektakli.
Debati shpërtheu gjatë spektaklit të kaluar, kur Ola përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj Arbana Osmanit, pas tensioneve të krijuara nga një deklaratë e bërë më herët nga Mimoza gjatë sfidës së “Fakirit”.


