Protesta e opozitës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, 1500 policë në terren

Politikë

Protesta e opozitës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, 1500

Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vendosur pranë Kryeministrisë, ndërsa pritet nisja e protestës së radhës kombëtare të thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut duket se kanë ndikuar në shtyrjen e grumbullimit të protestuesve, megjithatë qindra qytetarë kanë nisur të mblidhen përpara godinës së Kryeministrisë.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit, në terren janë angazhuar rreth 1,500 efektivë policie.

Edhe këtë herë, përreth godinës së Kryeministrisë është vendosur një gardh metalik sigurie, ndërsa ende nuk ka detaje të qarta mbi skenarin që do të ndjekë Partia Demokratike gjatë protestës.

Nga sa është vërejtur në terren, ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë në bulevard nuk është ngritur podium dhe nuk priten fjalime politike nga drejtuesit e opozitës.

 

 

ME TE LEXUARAT