Pak para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

Politikë

Pak para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu vetëm pak minuta përpara nisjes së protestës së tetë kombëtare.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, Berisha pritet të niset nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë, ku do t’u drejtohet me një fjalim mbështetësve dhe simpatizantëve demokratë.

Në selinë blu, ai u prit nga dhjetëra mbështetës, të cilët do ta shoqërojnë më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku do të zhvillohet protesta.

 

ME TE LEXUARAT