Ish banorja e "BBV" bën deklaratën e fortë për prindërit e saj: "Nuk flasim por..."

E ftuar sot në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ishte ish-banorja e “BBV”, Alexandra. Në një rrëfim si kurrë më parë, ajo foli për jetën, njohjen me bashkëshortin e raportin me prindërit.
Hyra në “BBV” të tregoja për veten time, kush është Alexandra. Kam treguar disa pjesë, kam diskutuar me banorët e tjerë. Ka qenë ideja e bashkëshortit të hyja, jo e imja, ai më shtyu. Pasi dola ishte i pari që telefonova, mos u mërzit më tha. E shijova aq sa qëndrova, është ndryshe nga jashtë dhe ndryshe kur je brenda.
"Marrëdhënia ime me prindërit më prek, nuk kemi fare komunikim. Kanë ndërhyrë në mosmarrëveshje që kam pasur me burrin. Nuk i kam qejf njerëzit kur ndërhyjnë në jetën time. Jemi zënë shumë keq, nuk flasim me njëri-tjetrin. Jam edhe pak kokëfortë, kur nuk kam gabime, nuk jam person që ulem shpejt. Mbase me kalimin e kohës do flasim. E vuaj shumë, ku ka si nëna. Kur kam dalë pas “BBV” kanë tentuar të më kontaktojnë. Më nisën mesazh, iu përgjigja. Unë jam person që fal shumë, po i jap kohë vetes time. Nuk është se nuk i dua, më mungojnë jashtëmase, por tani dua qetësinë time. Takohen me fëmijët, jemi shumë afër njëri-tjetrit".
Çfarë do i thoshte sot atyre?
I kam mërzitur shumë, jam shumë e fortë dhe do jem edhe më e fortë sepse jam vajza e tyre.
Lidhur me banorët, ajo u shpreh:
Stenaldo dhe Kristi më kanë pëlqyer shumë, janë shumë të zgjuar edhe mënyra si diskutojnë. Marrëdhëniet me vajzat shumë të mira, kam qenë shumë miqësore me të gjithë.
Sa i përket bashkëshortit dhe planeve për t’u rikthyer në Shqipëri, ajo tha:
Kemi plan të lëvizin nga Anglia në Shqipëri, duam të kthehemi këtu, dua të hap një biznes këtu. Qëkur jam njohur me burrin të dy kemi thënë që duam 4 fëmijë. Më ka mbajtur si një mbretëreshë, e dua shumë faleminderit që më suporton. Kam pasur shumë momente të vëshira në jetë, por sakrificat që kemi bërë ia kemi dalë./TAR


