"Për çfarë flasin në telefon 7 orë Brikena dhe Mateo? Çifti zbulon sekretet e marrëdhënies së tyre

Showbiz

"Për çfarë flasin në telefon 7 orë Brikena dhe

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri dhe Brikena Selmani gjatë një bisede romantike në “Top Arena”, kanë treguar detaje nga jeta e tyre private.

Një ndër to ishin edhe bisedat telefonike mes tyre, që sipas çiftit zgjasin deri në 7 orë.

Brikena: Kur e kuptove ti se unë isha idealja për ty?

Mateo: Për mua është e vështirë të bie në dashuri, jam njeri që kam ato të miat. Duke qenë në një shtëpi bashkë 24 orë, duke më qëndruar larg e ndieja mungesën. Duke parë që ke pasur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, aty e kuptova aty që ishe femra për mua. Aq herë sa të kam puthur ty dorën nuk ia kam puthur kujt në jetën time.

Brikena: Është një gjë që e bën edhe jashtë BBV, gjatë gjithë kohës. Janë shumë momente emocionante. Doja të të bëja një pyetje që të gjithë do të donin ta dinin, se çfarë flasim në 7 orë në një telefonatë?

Mateo: Ideja është që siç e di edhe ti, bisedat tona nisin se si e kalove ditën sot, çfarë bëre, ku je, tema të ndryshme, një bisedë nxjerr tjetrën…

Brikena: Mos i trego të gjitha.

Mateo:Biseda në 12 të natës, 2 të natës, katër të mëngjesit deri sa na zë gjumi pastaj.

ME TE LEXUARAT