Humb jetën turistja 30-vjeçare pas zhytjes në det në Radhimë

Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të zhvilluar paraditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimes ku ndodhet dhe anija e mbytur Spitaliers, ku gjatë zhytjes dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni, apo problem tjeter te shendetit.Turistja nuk është ndjere mirë dhe është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 30-vjeçarja ka mbërritur në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz, ndërsa raportohet se nxirrte edhe shkumë nga goja.
Mjekët po i japin ndihmën e parë dhe vijojnë ta mbajnë nën kujdes intensiv, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë për gjendjen e saj shëndetësore dhe shkaqet e incidentit.


