“Babai nuk donte që unë të isha në botën e medias”, rrëfimi i Gretës: Një moment i vështirë ka qenë gjendja…

Showbiz

“Babai nuk donte që unë të isha në botën e

ISh-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku rrëfeu vështirësitë rreth jetës së saj private.

Gjatë intervistës, Greta tregoi se gjatë kohës kur ishte aktive në konkurset e bukurisë, babai i saj nuk i kishte folur për dy muaj, pasi ishte kundër ekspozimit të saj në botën e medias.

“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs dhe ai nuk më hapte telefonin,” tha Greta.

Gjithashtu, mes lotësh, Greta foli edhe për mamanë e saj, për të cilën rrëfeu se ka pasur probleme shëndetësore. Ajo shprehu se mamanë e ka pikë të dobët.

“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja e mamit. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar disi. Ka pasur disa probleme shëndetësore dhe tani është me kontrolle. Unë mamin e kam pikë të dobët,” përfundoi Greta./Shqip

ME TE LEXUARAT