“Super-Uragani” pritet të godas ishujt amerikanë në Paqësor, banorët në radhë për karburant dhe furnizime ushqimore

Bota

“Super-Uragani” pritet të godas ishujt amerikanë në

Banorët në Guam dhe Ishujt Mariana Veriore, po përgatiten për kalimin e supertajfunit Bavi, i cili po shkon drejt territoreve amerikane në Oqeanin Paqësor.

Sipas qendrës së paralajmërimit, supertajfuni shoqërohet me erëra të qëndrueshme prej 259 kilometrash në orë dhe shpërthime që arrijnë në 314 kilometra në orë.

Mediat shkruajnë se banorët po nxitojnë të furnizohen me ushqim, ujë dhe materiale për të izoluar shtëpitë e tyre, ndërsa festimet për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së u lanë mënjanë për shkak të stuhisë.

Fenomeni pritet të godasë rajonin të hënën në mëngjes, duke e bërë atë supertajfunin e dytë që godet arkipelagun në vetëm dy muaj.

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) paralajmëroi dje se fenomeni klimatik El Niño, i cili zakonisht ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat nëntë deri në 12 muaj, kishte filluar tashmë në Oqeanin Paqësor tropikal.

Ky fenomen rrit temperaturat e sipërfaqes së ujit në Paqësorin qendror dhe lindor në ekuator, duke ndryshuar regjimin e erërave, presioneve dhe reshjeve dhe duke ndryshuar klimën në shkallë globale.

ME TE LEXUARAT