Rama përplaset keq me katër kryebashkiakë, njëri braktis mbledhjen, zbulohet çfarë ndodhi

Detaje të reja janë zbardhur nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës. Bëhet me dije se takimi është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes Kryeministrit dhe katër prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Poliçani, Dimali, Divjakë e Selenicë.
Pas përplasjes me Ramën, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, është larguar nga mbledhja. Rama i ka thënë Zotkajt se ai nuk duhet të ishte fare në takim. Kryeministri ka përmendur edhe djegien e teserave, për të cilat ka thënë se ishte një akt paturpësie.
"Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie," i ka thënë Rama Zotkajt.
Nga ana tjetër, Zotkaj i cili edhe publikisht ka qënë kundër shkrirjes së bashkisë së Poliçanit, i është përgjigjur Ramës, duke i thënë se në ka një mosmirënjohje është ajo e Partia Socialiste.
"Komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS," tha Zotkaj.


