U përplas në mbledhje me të vetët/ Rama u “tërheq veshin” kryebashkiakëve: Po nxisni protesta

Politikë

U përplas në mbledhje me të vetët/ Rama u “tërheq

Përveç drejtuesve të bashkive të Poliçanit, Dimalit dhe Divjakës, përplasjet me Ramën janë shënuar edhe me kryebashkiakun e Selenicës, Nertil Bello. Në diskutime mësohet se është përfshirë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.


Sipas burimeve, kryebashkiakët kanë ngritur kundërshtime lidhur me kriteret e përdorura për përcaktimin e bashkive që do të përfshihen në riorganizimin territorial. Rama, nga ana tjetër, i ka akuzuar ata se po nxisin qytetarët të protestojnë kundër reformës, duke e çuar kundërshtimin përtej institucioneve.

Kryeministri ka pretenduar se kundërshtimi i tyre nuk po mbetet vetëm në nivel institucional, por po shtrihet edhe te qytetarët, duke krijuar rezistencë ndaj ndryshimeve të propozuara.

Kryetarët kanë pretenduar se po përdoret standard i dyfishtë, duke përmendur Peqinin, Vaun e Dejës dhe Roskovecin. Sipas tyre, këto bashki kanë tregues më të dobët performance, por nuk janë përfshirë në të njëjtën mënyrë në riorganizimin e propozuar.

 

ME TE LEXUARAT