Eurovizion vjen me vendimin e prerë: Edhe nëse fiton, mund të mos e organizosh konkursin, ja pse

Showbiz

Eurovizion vjen me vendimin e prerë: Edhe nëse fiton, mund të mos

Kanë ndryshuar rregullat e Eurovision, duke i dhënë fund praktikës që vendi fitues të ketë automatikisht të drejtën për të organizuar edicionin pasardhës.

Sipas rregullores së re, një vend që triumfon në konkurs mund të humbasë të drejtën e organizimit nëse ndodhet në një konflikt të armatosur, përballet me një situatë të ndjeshme gjeopolitike apo ekzistojnë rrethana që mund të cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e eventit.

Ndryshimet janë miratuar nga Bashkimi Evropian i Transmetuesve pas rishikimit vjetor të rregullores dhe konsultimeve me transmetuesit pjesëmarrës. Sipas EBU-së, synimi është që artistëve, delegacioneve dhe stafit t’u garantohet një mjedis i sigurt dhe që organizimi i konkursit të mos vihet në rrezik nga situata të jashtëzakonshme.

Vendimi i ri lidhet edhe me precedentët e viteve të fundit. Në vitin 2023, Eurovisioni u zhvillua në Liverpool, megjithëse një vit më parë kishte fituar Ukraina. EBU vendosi që konkursi të mos mbahej në Ukrainë për shkak të luftës me Rusinë dhe pamundësisë për të garantuar përgatitjet e nevojshme.

Ndryshimet e reja vijnë gjithashtu në një periudhë kur Eurovisioni është përfshirë gjithnjë e më shumë në debate gjeopolitike. Edicioni i këtij viti në Vjenë u shoqërua me bojkotin e disa vendeve për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, ndërsa ky i fundit u rendit në vendin e dytë.

 

ME TE LEXUARAT