Rama ndan pamjet e protestës dhe fton qytetarët: Jam gati të ulem me ju nëse doni, ndryshe, këtu më keni

Politikë

Rama ndan pamjet e protestës dhe fton qytetarët: Jam gati të ulem

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga protestat per projektin e Zvernecit. Ai krahas videos se publikuar ka ftuar per bisedime nje perfaqesi te protestuesve duke theksuar se eshte i gatshem ti prese. Ne te kundert, Rama thekson se do te vazhdoje detyren me voten qe i kane dhene shumica e shqiptareve. Mesazhi i Rames:

Çuna ❤️

Unë sinqerisht ju pëlqej vërtet, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij kori udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët sesa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet. Por, nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat apo për çdo çështje tjetër me interes publik.

Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten, them unë, apo jo?

Që kjo imja të mos mbetet thjesht një “larje goje” në mexhelis, apo, larg qoftë, të merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë, dhe bujrum: ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.

Nëse doni, natyrisht.

Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona të ndara:

Ju në kor me robt e shtëpisë time,

Unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

ME TE LEXUARAT