“Çfarë i bëre?!”, autori i vrasjes së policit futet me barelë në ambulancë, ‘shpërthejnë’ në sharje familjarët e viktimës, tentojnë të…

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali i Korcës për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Braçellari, i cili ka marrë plumba në bark paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Familjarë të policit të vrarë, por dhe atij të plagosur ndodhen jashtë ambienteve të spitalit të Korçës, ndërsa kanë lëshuar mori sharjesh në drejtim të Violand Braçellari. “Çfarë i bëre?”, shpërthejnë ata, duke vijuar me sharje të rënda.
Në një moment, familjarët e viktimës tentojnë që t’i afrohen derës së ambulancës, por nuk lejohen nga efektivët e policisë.


