E rëndë në Maliq, polici vritet në operacion, plagoset edhe një tjetër, i lënduar edhe autori

Aktualitet

E rëndë në Maliq, polici vritet në operacion, plagoset edhe

Nje efektiv policie u vra dje nje tjeter u plagos ne nje aksion per kapjen e nje te kerkuari ne Maliq.

Autori i dyshuar është Violand Braçellari, 44-vjeç, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike.

Ndërsa, punonjësi i Policisë që ka humbur jetën quhet Enea Mekolli dhe punonjësi tjetër i policisë që ka mbetur i plagosur quhet Edison Adri, i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë në Lozhan të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv dhe duke plagosur një tjetër.

Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen.

Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë gjatë natës, rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.

Autor i dyshuar i ngjarjes raportohet të jetë një person i shpallur në kërkim prej disa vitesh, ish-ushtarak, i cili dyshohet se jetonte i izoluar në zonën pyjore të Podenës dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës i armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, ai kishte ngritur një strehim në terren të vështirë dhe mbante edhe qen në zonë.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.

Raportimi i meparshem:

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, në zonën e Lozhanit.

Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.

Viktima është identifikuar si Enena Mekolli ndërsa i plagosuri është Edison Adri.

Po ashtu, raportohet se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.

Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si Violand Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Paraprakisht njoftohet se efektivat e policise kane qene duke kryer nje operacion ne momentin qe jane sulmuar me arme.

 

ME TE LEXUARAT