Protesta e PD, Skënder Hita mbërrin te kryeministria, jep udhëzimet për uniformat blu
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 19:00
Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar nga afër masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së thirrur këtë të premte nga Partia Demokratike.
Gjatë inspektimit, Hita u ka kërkuar efektivëve të angazhuar në terren të ruajnë qetësinë.
Si dhe të tregojnë profesionalizëm dhe të zbatojnë me korrektësi detyrat për mbarëvajtjen e tubimit.
Pas pak minutash pritet të nisë protesta e tetë kombëtare e opozitës kundër qeverisë.


