“Çfarë s’na vret, na bën më të fortë”/ Rama takon banorët pas zjarrit në Himarë (VIDEO)

Politikë

“Çfarë s’na vret, na bën më të

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës e në mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.

Nga të gjitha shërbimet pati një angazhim maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit ‘Air Tractor’ gjatë ditës së sotme.

Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

ME TE LEXUARAT