Tepelena nga protesta: SPAK të veprojë mbi 'Albania Files', deputetët e PS të largohen nga Rama

Aktivisti Andi Tepelena ka bërë thirrje që deputetëte PS, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të braktisin Ramëm. Gjatë fjalës së tij në protestën e 37 kundër Ramës, bëri thirrje SPAK që të veprojë.
“Kemi dorëzuar dosjen Albania Files, aty përmblidhet i gjithë krimi i Ramës. Vepro SPAK, çfarë bëhet me dosjet, çfarë bëhet me Belinda Ballukun, bëjini publike transparent për shqiptarët. Parlamenti I krimit, është momenti të zhbëjë dy komisionet, elektorale dhe territoriale, janë pengmarrje e demokracisë.
Keni bërë pazare në kurriz të demokracisë. Është momenti që deptueti e PS t’i thërrasin mendjes. Të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut, është momenti ta braktisin në fatin e turpshëm Edi Ramën. Është Parlament i delegjitimuar”, tha ai.
Një tjetër protestues bëri thirrje që të ftohen të gjithë Akademikët që jetojnë nëpër botë, për të hedhur themele të vërteta.


