"Na jep 100 mijë euro, duhen për Taulant Ballën", si u kapën 2 të rinjtë që donin të zhvatnin Armand Dukën

Aktualitet

WhatsApp-Image-2026-09-28-at-12.54.39.jpg
Edison Korra dhe Orest Balla janë dy të rinjtë e arrestuar gjatë ditës së sotme, gjatë një operacioni policor.

Ata dyshohen për mashtrim, pasi i kanë kërkuar 100 mijë euro kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës. 
Dyshohet se këta persona kanë kërkuar shumën e parave në emër të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Agjentë të infiltruar kanë ndërhyrë, në momentin që do të dorëzoheshin paratë. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar nën urdhrat e mashtruesit të njohur, Florian Gjergji.

 Gjergji është një emër i njohur për policinë dhe kjo nuk është hera e parë që përfshihet në skema mashtrimi.

ME TE LEXUARAT