Mbërrin dëbora e parë, reshjet zbardhin Tropojën

Aktualitet

-900-0-1790412381xscreenshot-2026-09-26-104614-832.png
Reshjet e para të borës janë regjistruar në zonat e larta malore të Tropojës, në qarkun e Kukësit.

Gjatë orëve të mëngjesit, dëbora ka mbuluar pjesë të Bjeshkëve të Tropojës, ndërsa temperaturat në zonat e larta kanë shënuar rënie.

Pamje nga zona e Markofçës, të publikuara në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, tregojnë malet dhe pemët të mbuluara nga bora.

Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve që lëvizin drejt zonave të larta malore këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të kushteve atmosferike dhe ndryshimit të temperaturave

ME TE LEXUARAT