Emrat, tre shqiptarë nxirren pa shenja jete, mes tyre motër e vëlla, shembet ndërtesa në Athinë

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre tre shqiptarë
1-Florin Hoxha
2-Florida Hoxha (motër e vëlla)
3-Eris Cani
4-Ian alekxander Kirkpatrick
5- Edmond Hings
6- Athina Papapresku.
Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar nën rrënoja.
Shpërthim i fuqishëm ndodhi ditën e djeshme, në një ndërtesë në zonën e Plakës, në Athinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke alarmuar banorët e zonës. Shpërthimi ishte aq i fortë sa u dëgjua në një pjesë të madhe të qendrës së qytetit. Ndërtesa pësoi dëmtime të rënda, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në ndërtesat përreth, dyqane dhe automjete të parkuara.
Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmive të banorëve, dyshohet se mund të ketë pasur rrjedhje gazi natyror. Disa persona kanë deklaruar se kishin ndjerë erë të fortë gazi para shpërthimit.
Hetimet për përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes po kryhen nga autoritetet kompetente dhe nga Njësia Hetimore për Zjarret në Athinë.


