Në kërkim nga SPAK, kush është ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle, planet e Martinajt për ta eliminuar

Aktualitet

6ab790521abc8dokleee ok.jpg
Për herë të parë, SPAK lëshon urdhërarrest për ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Indrit Dokle, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Me urdhër të SPAK u ushtruan kontrolle në disa ambiente në pronësi të Dokles, por ai nuk është gjetur.

Për herë të parë emri i tij del në një dosje të SPAK si person i akuzuar për përfshirje në një grup që trafikonte drogë.

Deri më tani, emri i Dokles ishte shfaqur në dosjet e SPAK kryesisht si objektiv i planeve për eliminimin e tij. Në dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuar se Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit 2022, i kishte ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Dokles, nga të cilat pretendonte se kishte marrë 100 mijë euro parapagim.

Pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, Dokle u mor në pyetje nga hetuesit. Familjarët e Martinajt kishin kërkuar të hetohej edhe pista e një hakmarrjeje të mundshme nga Dokle, nisur nga pretendimi i Dumanit se Martinaj kishte porositur vrasjen e tij.

Emri i Dokles doli edhe në një tjetër procedim të SPAK. Më 2 qershor 2026, GJKKO dënoi Elvin Merlikën dhe Alket Xhixhën për sigurimin e kushteve për vrasjen e tij, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

ME TE LEXUARAT