Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin drejtuesit në disa qarqe

Aktualitet

Dizajn-pa-titull-5.webp
Policia e Shtetit ka bërë disa transferime dhe emërime të reja në vend.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë kryer disa transferime dhe emërime të reja në drejtori dhe komisariate.

Dritan Lena, i cili deri tani mbante detyrën e Shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

 Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e disa komisariateve.

Kryekomisar Saimir Shkambaj, i cili mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Komisar Feliks Hoda, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Në Komisariatin e Policisë Tropojë, detyra e shefit do të mbahet nga Komisar Andi Kano. Ky i fundit, i cili ka qenë Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, është komanduar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.

ME TE LEXUARAT