Mjeti i rëndë i ushtrisë serbe shtyp makinën në rrugë, vdesin 5 anëtarë të një familje

Kosovë&Rajon

Mjeti i rëndë i ushtrisë serbe shtyp makinën në

Në një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e djeshme në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi.

Mediat vendase raportojnë se një makina e rëndë ushtarake ka shtypur në rrugë një mjet tip “Ford”, ku po udhëtonin 5 anëtarë të një familje bashkë me fqinin e tyre.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital.

Më konkretisht viktimat janë shtetasit D.L. 33 vjeç , L.L. 10 vjeç, L.L. 7 vjeç, M.L. 1 vjeç dhe D.K. 27 vjeç, ndërsa ndodhet e plagosur në gjendje të rëndë shtetasja M.L. 32 vjeçe.

Policia serbe në bashkëpunim me Prokurorinë e zonës kanë arrestuar drejtuesin e mjetit ushtarak, shtetasin M.V. 54 vjeç, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në publik.

ME TE LEXUARAT